Vinicius Junior është bërë pronar i klubit portugez të kategorisë së dytë Alverca.
Një konsorcium investitorësh brazilianë dhe spanjollë, duke përfshirë yllin e Real Madridit, Vinicius, përfundoi blerjen sot.
Vinicius dhe bashkëpunëtorët e tij investuan 8 milionë euro në këtë operacion.
Vinicius Junior është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe vlen 200 milionë euro sipas Transfermarkt. Ai fiton rreth 20 milionë euro në sezon dhe kontrata e tij me Real Madridin zgjat deri në verën e vitit 2027.
Ish-pronari Ricardo Vicintin shiti aksionet e tij: “FC Alverca njofton se Ricardo Vicintin ka shitur aksionet e tij në kompaninë publike të kufizuar te një grup investitorësh spanjollë dhe brazilianë.
Obrigado por acreditar no Futebol Clube de Alverca e por fazer parte da nossa história ??
Podes ler a mensagem de despedida do Dr. Ricardo Vicintin: https://t.co/YLcCeRIX6l#VoaAlverca pic.twitter.com/0knRMimkAM
— FC Alverca (@FCAlverca) February 17, 2025
Këtë sezon, ai ka shënuar 16 gola dhe 12 asistime në 31 ndeshje.
Alverca aktualisht është skuadra e dytë në kampionat dhe ka ambicie të mëdha për të luajtur në elitën sezonin e ardhshëm kundër gjigantëve si Benfica, Porto dhe Sporting.
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...