Kryetari i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj nga qelia e burgut të Durrësit ka uruar 17-vjetorin e Pavarëisë së Kosovës.
Në postimin e tij në Facebook, Veliaj tha se kjo është një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, Veliaj ka shpërndarë fotografinë me ish-presidentin Hashim Thaçi, yjet e muzikës botërore, Dua Lipa e Rita Ora, ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha si dhe me ish të burgosurin politik, Adem Demaçin.
“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, ka shkruar Veliaj./Arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic