Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, duke rikonfirmuar mbështetjen e Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.
“Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e Presidentit Macron.
Tutje në urim shfaqi shpresën që të dy shtetet të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë.
“Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë”, thuhet në urim.
Në këtë urim, Presidenti Macron ka falënderuar Presidenten Osmani për pjesëmarrjen në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.
“Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, ka shkruar ndër të tjera në urimin e tij, Presidenti Macron.
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...