“Është kryer një transplantim te një pacient 28-vjeçar, i cili kishte një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë dhe më parë i ishte bërë një rikonstruksion i ligamentit anterolateral në të njëjtin gju. Për rikonstruksionin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë u përdor një allograft nga ligamenti patelar, i marrë nga një donator i ndjerë”, kështu informuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, duke e cilësuar këtë intervenim si të rrallë dhe i kryer me sukses.
Kjo është rikonstruksioni i 6-të me radhë i ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit duke përdorur allograft, i kryer në Klinikën Universitare të Ortopedisë – Shkup.
Ndërhyrja kirurgjikale u krye nga doc. dr. Alan Andonovski me ekipin e tij të asistentëve: dr. Miki Gjoreski dhe dr. Kornelija Gjorgjieska, anesteziolog dr. Miki Filev, dr. Ivana Kolevska me anestezisten Gordana Zaharieva, instrumentar Kristina Rexhep dhe personelin ndihmës Shehide Selmani dhe Dardan Selmani.
“Shpreh mirënjohje dhe respekt të madh për punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë ata që marrin pjesë në proceset e transplantimit, veçanërisht për familjet e donatorëve, pa humanizmin dhe dashamirësinë e të cilëve transplantimet nuk do të ishin të mundura,” tha prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim./telegrafi/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime