Një urë në veri të Perusë është shembur duke shkaktuar 2 viktima dhe 41 të plagosur. Në momentin e shembjes, në urë ndodheshin një autobus dhe një mjet tjetër. Autobusi, me të paktën 50 pasagjerë, po udhëtonte drejt qytetit bregdetar të Chibote-s.
Shoferi dhe një pasagjer u nxorën të vdekur nga rrënojat e autobusit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim.
Në operacionet e shpëtimit u përfshinë 50 oficerë policie dhe 100 zjarrfikës.
Sipas autoriteteve, shembja e urës ndodhi për shkak të një defekti strukturor në shtyllën qendrore të saj, e cila është 60 metra e gjatë./abcnews.al
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore