Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë, ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamionetë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40.
“Sipas informatave fillestare, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet për kontrollin e autostradave kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit”, tha Hoxha.
Ai nuk dha detaje më të hollësishme në lidhje me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...
Kos: Shqipëria, punë të shkëlqyer për anëtarësimin
Kosova përballë një prove politike: Kompromis apo krizë e re...
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...