Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë të ditura planet për “tarifa reciproke” që mund të godasin aleatët dhe konkurrentët, ndonëse ekonomistët paralajmërojnë se masa mund të përshkallëzojë luftën tregtare në botë dhe mund të rrisë inflacionin në territorin amerikan.
Duke folur prej Zyrës Ovale, Trump ka thënë se ka vendosur për zbatim të tarifave reciproke, derisa gazetarëve u ka thënë se aleatët amerikanë kanë qenë shpesh “më të këqij sesa armiqtë” në aspektin tregtar.
Ai e ka përmendur në veçanti Bashkimin Evropian, duke thënë se ka qenë “absolutisht brutal” në marrëdhëniet tregtare me Uashingtonin.
Masat do të zbatohen ndaj secilit partner tregtar të SHBA-së, varësisht se sa ka tarifë në mallrat amerikane.
Dokumenti i nënshkruar të enjten nga Trumpi, u mundëson përfaqësuesve amerikanë të tregtisë, Sekretarit amerikan të Tregtisë dhe zyrtarëve të tjerë që të propozojnë masa ndaj secilit shtet, veç e veç.
Uashingtoni do të nisë me analizim të ekonomive me të cilat SHBA-ja ka deficit më të madh, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
“Kjo mund të jetë çështje javësh, muajsh, por jo më shumë se aq”, ka thënë një zyrtar për agjencinë e lajmeve AFP.
Para komenteve të Trumpit, këshilltari i presidentit për tregti, Peter Navarro, u ka thënë gazetarëve se “shumë kombe që eksportojnë, kanë sulmuar tregjet tona me tarifa ndëshkuese, apo edhe me barriera tjera ndëshkuese jotarifore”.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se SHBA-ja është trajtuar padrejtësisht, duke thënë se mungesa e reciprocitetit është arsyeja mbrapa “deficitit të vazhdueshme tregtar në mallrat” vendore, që ka arritur në 1 trilion dollarë vitin e kaluar./rel
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK