Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arianit Elshani, ka theksuar se është e nevojshme që KQZ-ja të fillojë menjëherë me publikimin e votave për kandidatë, pasi pasiguria dhe vonesa në publikimin e rezultateve krijojnë pakënaqësi tek qytetarët.
Elshani ka shtuar se është koha që të fillojnë publikimet, duke nisur që nga sot.
“Vonesat e mëtejshme mund të ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj procesit zgjedhor. Çdo shtyrje e panevojshme vetëm sa e rrit presionin dhe shqetësimin, duke krijuar hapësirë për pasiguri e dyshime”, ka thënë ai në mbledhjen e sotme të KQZ-së./Arbresh.info/
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...