A po përpiqet Rusia të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të 23. shkurtit në Gjermani? Dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për Ballkanin Perëndimor?
Rusia me sa duket po përzihet në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani dhe kjo mund të ndikojë edhe në Ballkanin Perëndimor
Organizata jofitimprurëse CeMAS ka zbuluar fushatën e njohur si ‘Doppelgänger’ (Sozia) e cila përhap përmbajtje të rreme. Qëllimi i saj është të mbështesë partinë e djathtë ekstreme AfD dhe të diskreditojë rivalët e saj.
Si funksionon kjo?
‘Doppelgänger’ klonon faqet reale të mediave duke blerë domene të ngjashme dhe duke imituar dizajnin e tyre. Artikujt e falsifikuar më pas shpërndahen në rrjetet sociale.
Në fillim kjo fushatë u përqendrua në narrativat rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, por tani fokusohet në diskreditimin e Perëndimit dhe në nxitjen e frikës për ekonominë.
CeMAS thotë se vetëm muajin e fundit ka identifikuar qindra postime në gjuhën gjermane në platformën X, dikur Twitter, që promovojnë versione të falsifikuara të mediave si revista “Der Spiegel” apo gazeta “Welt”.
Ç’lidhje ka kjo me Ballkanin Perëndimor?
Nëse AfD fiton më shumë mbështetje në Gjermani, kjo mund të shkaktojë një efekt zinxhir në Evropën Juglindore – përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor.
Ekspertët mendojnë se kjo mund të dobësojë BE-në, të përhapë ekstremizmin e djathtë, të rrisë varësinë nga energjia ruse dhe të hapë rrugën për edhe më shumë dezinformim.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë të SHBA-së ‘Doppelgänger’ drejtohet nga dy agjenci ruse: “Struktura” dhe “Social Design Agency”.
Megjithatë Rusia vazhdimisht e mohon përfshirjen e saj në fushata të tilla./DW
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje