Basketbollisti i Phoenix Suns, Kevin Durant ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij duke u bërë lojtari i tetë në historinë e NBA që arrin të shënojë 30,000 pikë.
Durant ka arritur shifrën e 30,000 pikëve në NBA. Pika erdhi në ndeshjen e Suns, të cilën e humbën në shtëpi nga Memphis Grizzlies me rezultat 119:112.
36-vjeçari arriti momentin historik nga vija e gjuajtjeve të lira, dhe në fund të ndeshjes ai kishte 34 pikë dhe tani është në kuotën e 30,007 pikëve në karrierën e tij.
Përpara tij janë Wilt Chamberlain (31,419 pikë), Dirk Nowitzki (31,560 pikë), Michael Jordan (32,292 pikë), Kobe Bryant (33,643 pikë), Karl Malone (36,928 pikë) dhe Kareem Abdul-Jabbar (38,387 pikë), dhe James aktualisht ka 41,623 pikë dhe është në pozitën e parë./Arbresh.info
Kevin Durant has just become the 8th player in NBA history to score 30,000 career points, joining:
LeBron James (41,623)
Kareem Abdul-Jabbar (38,387)
Karl Malone (36,928)
Kobe Bryant (33,643)
Michael Jordan (32,292)
Dirk Nowitzki (31,560)
Wilt Chamberlain (31,419)(? via @NBA) pic.twitter.com/0VXuo7hVaG
— Brett Siegel (@BrettSiegelNBA) February 12, 2025
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...