Real Madridi fitoi ndaj Manchester Cityt në çastet e fundit në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja u mbyll 2-3 dhe vendosi një gol i Jude Bellinghamit, shkruan Arbresh.info.
Kurse më i miri i ndeshjes u shpall Vinicius Junior. Ai në fillim të ndeshjes u përballë me një mesazh përbuzës nga tifozët e Man Cityt.
Man City fans have a message for Vinicius Jr. pic.twitter.com/omHHyjUewI
— Troll Football (@TrollFootball) February 11, 2025
Pas ndeshjes në një konferencë për media braziliani iu kundërpërgjig atyre.
“Pashë koreografin nga tifozët e Man City dhe më motivoi edhe më shumë. Sa herë që tifozët rivalë bëjnë gjëra, më jep më shumë forcë për të luajtur një lojë të shkëlqyer”, u shpreh Vini.
Më tej ai ka treguar ambiciet e Real Madridit këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
“Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodh me Real Madridin në Ligën e Kampionëve. Por ju mund të shihni se ne donim të fitonim. Ky është misioni, ky është plani”, potencoi braziliani.
Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave luhet të mërkuren e ardhshme./Arbresh.info
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor