Një punëtori e mobileve dhe një shtëpi janë kapluar nga zjarri në lagjen “Toska” në fshatin Komogllavë të Ferizajt.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se përpos dëmeve materiale që konsiderohen të mëdha viktima në njerëz nuk ka.
Veseli njoftoi se zjarrfikësit dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes .
“Ju njoftojmë se më datën 11.02.2025, rreth orës 21:50, jemi njoftuar se në fshatin Komogllavë, përkatësisht në rrugën “9 Prilli”, është duke u djegur një mobilieri. Patrolla jonë menjëherë ka vazhduar drejt këtij lokacioni dhe njofton se dëmet e shkaktuara nga zjarri ende nuk dihen. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve. Në vend të ngjarjes janë edhe hetimet e stacionit. Për informata shtesë, ju njoftojmë me raport të vazhdueshëm”, tha Veseli./Arbresh.info/
Bora zbardh Brezovicën, pamje
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë
Trump: Ishim një orë larg sulmit ndaj Iranit, vendet arabe e...
Haradinaj në takim me Hargreaves, temë anëtarësimi i Kosovës...
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...