Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë, të cilat i kanë vlerësuar si të qeta e demokratike.
Në këtë deklaratë, ato i kanë bërë thirrje Kosovës që të zbatojë obligimet që dalin Marrëveshja për Normalizim dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara, pa vonesa e parakushte, shkruan Arbresh.info.
“Nga Kosova pritet që të zbatojë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Nuk ka alternativë për Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Aty përmendet edhe vazhdimi i angazhimit të tyre me autoritetet për të mbështetur Kosovën drejt rrugës për në BE.
“Presim konstituimin e Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën për t’iu afruar BE-së dhe për të përfituar plotësisht nga mundësitë e rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim të përgjegjshëm rajonal dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është e vetmja mënyrë që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane”, thuhet në deklaratë.
Në fund theksohet se Komisioni Evropian është i gatshëm që të përgatisë opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, sapo që Këshilli e kërkon atë. Kosova ka dorëzuar aplikimin e saj në dhjetor të vitit 2022./Arbresh.info/
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq