Një konflikt në komunikacion përfundoi me të shtëna në Çair të Shkupit, ku mbeti i vrarë Hebib Bunjaku dhe u plagosën dy persona. Policia ka arrestuar katër të dyshuar.
Hebib Bunjaku, 35-vjeç, ka mbetur i vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur, në mesnatën e mbrëmshme, në një incident me armë zjarri në Çair të Shkupit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informojnë se, sipas një denoncimi paraprak, deri te përleshja kishte ardhur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
“Gjashtë minuta pas mesnate nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, ndërsa H.B. më pas ka vdekur. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë ‘Nënë Tereza’ është transferuar edhe N.D. nga Shkupi”, njoftoi sot Ministria e Brendshme.
Ajo ka bërë të ditur se për rastin, tashmë, janë arrestuar 4 persona, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje.
Prokuroria Publike, përmes një deklarate me shkrim, ka njoftuar se janë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë.
Ministria njofton se në të shtëna kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë dhe gëzhoja që do t’i nënshtrohen ekspertizës./rtk
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë