Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen tha se ata synojnë të nisin një investim prej 200 miliardë eurosh në fushën e inteligjencës artificiale në Evropë.
Von der Leyen foli në Samitin e Veprimit të Inteligjencës Artificiale që po mbahet në Paris. Ajo tha se duan ta bëjnë Evropën një nga kontinentet lider në fushën e inteligjencës artificiale dhe se do të përshpejtojnë punimet e tyre në këtë fushë.
Von der Leyen kujtoi se disa nga superkompjuterët publikë më të shpejtë në botë ndodhen në Evropë. Ajo theksoi se ata do t’i vënë këto sisteme të disponueshme edhe për punimet e inteligjencës artificiale të kompanive dhe hulumtuesve.
Presidentja e KE-së potencoi se fabrikat e inteligjencës artificiale që kanë krijuar do t’i çojnë në një nivel tjetër me giga-fabrikat e inteligjencës artificiale.
“Këto do të jenë në gjendje të trajnojnë modele me të dhëna shumë të mëdha dhe infrastrukturë të përpunimit të informacionit”, shtoi Von der Leyen.
Pasi vuri në dukje se fusha e inteligjencës artificiale në Evropë ka nevojë për financime të konsiderueshme si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat, Von der Leyen tha se e mirëpret nismën e inteligjencës artificiale, për të cilën sektori privat ka premtuar 150 miliardë euro.
Sipas saj, BE-ja do të sigurojë 50 miliardë euro shtesë burime në fushën e inteligjencës artificiale me nismën “InvestAI”. “Ne synojmë të mobilizojmë një total prej 200 miliardë eurosh për investime në inteligjencën artificiale në Evropë”, tha Von der Leyen.
Në deklaratën e KE-së lidhur me temën, u vu në dukje se do të krijohet një fond i ri evropian prej 20 miliardë eurosh për giga-fabrikat e inteligjencës artificiale.
Kohën e fundit BE-ja është përpjekur të arrijë rivalët e saj si SHBA-në dhe Kinën duke bërë investime të reja në fushën e inteligjencës artificiale./abcnews/
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë