Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 128 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 3 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, shkruan Arbresh.info.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4125 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 732 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info/

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...