Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Kreu i qeverisë shprehet se numri i të regjistruarve është premtues por duhet të jetë akoma i lartë ndërsa shton se “së bashku do ta çojmë Shqipërinë drejt majës së vitit 2030”.
“Nga PS, 22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, 11 maj do të jetë votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët e Evropës dhe të mbarë botës do të votojnë nga jashtë kufijve, nga aty ku janë me postë. Por kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë duhet të regjistrohet deri në 4 mars se votimi bëhet me postë dhe koha për t’ia çuar fletën e votimit në shtëpi çdo zgjedhësi me një zarf të parapaguar edhe për kthimin është e domosdoshme.
Deri më tani numri i të regjistruarve është premtues por pa diskutim mund të jetë edhe më i madh akoma. Fjala e çdo shqiptari jashtë kufijve vlen gjykimi i çdokujt që e sheh progresin e Shqipërisë tonë të përbashkët nga një distancë e arsyeshme vlen. Dhe unë mezi pres që të shoh se cili do të jetë gjykimi i shqiptarëve të Evropës dhe të botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të deri djeshme, për Shqipërinë e respektuar nga Evropa dhe bota si asnjëherë më parë dhe që në mandatin tonë të 4 do të hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit në BE. Regjistrohuni, mos e lini për ditën e fundit kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ dhe të bëhet më pas shumë më e vështirë.”, thotë Rama.
Corriere dello Sport: Kosova për histori – shteti i vogël ën...
Rama pret përfaqësueset e Institutit për Krimet e Luftës, di...
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...