Kryetari i KQZ-s, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se rënia e serverit nuk do të ketë asnjë ndikim në rezultate.
“Tërë natën do jemi në objekt dhe do të futen të dhënat në mënyrë manuale në kompjuter deri në futjen e të gjitha të dhënave”, tha Radoniqi.
Ai tha se votat janë të sigurta dhe integriteti i votës është i sigurt.
Në konferencën për media, ai tha se nuk po arrijnë të procesojnë të dhënat elektronike.
Radoniqi tha se do të bëhet procesimi dhe do të mblidhen të gjitha të dhënat.
“Softueri nuk ka funksionuar në fund”, tha ai.
“Gjithcka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu sic kei bërë edhe në të kaluarën. Aplikacioni për përpunimin dhe prezentimin e të dhënave nuk ka funksionuar ne nuk po arrijmë t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike, andaj KQZ kërkon ndjesë”, tha ai në konferencë për media./Arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë