Ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, të cilët aktualisht po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se shtetasit e Kosovës e kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.
“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi./Arbresh.info
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë