Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës ka mbajtur ceremoninë e shpalljes së klubeve sportive dhe sportistit më të mirë për vitin 2024.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të KFOR-it, veteranë të UÇK-së, sportdashës, punëtorë të sportit, si dhe përfaqësuesit e klubeve sportive e sportistët që u shpallën më të mirët për vitin 2024.Tahiri ka thënë se ndihet i privilegjuar që ndodhet në mesin e sportistëve dhe ka falënderuar edhe tifozerinë ”Torcida”.
Juria profesionale, sportist të vitit 2024 ka shpallur xhudisten e klubit “Trepça”, Blerina Gashi si fituese e medalieve të arta në gara ndërkombëtare, ndërsa çmimi “Lah Nimani”, i është ndarë ish futbollistit dhe trajnerit të mirënjohur, Rafet Prekazi, kurse klubi sportiv i vitit 2024 u shpall klubi i xhudos “Trepça”, ndërsa titulli si trajner i vitit 2024 i takoj Blerand Begut nga klubi i xhudos “Trepça”.
“Në këtë ceremoni janë ndarë mirënjohje të veçanta edhe për shumë personalitete që kanë kontribuar ndër vite për zhvillimin e sportit në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...