Kandidati për deputet nga radhët e “Koalicionit për Familjen”, Selim Pacolli ka thënë se nuk kanë asnjë mesazh për subjektet e tjera politike, por u shpreh se nuk kanë vija të kuqe.
Mirëpo, ai u shpreh se nuk bëjnë pazare politike, por duan ta mbrojnë kauzën e tyre.
“Ne nuk kemi mesazh për asnjërin subjekt politik, ata janë një pjesë në garë me neve dhe ata luftojnë për elektoratin e vet, për votat e veta dhe mbështetësit e vet, ne i kemi të gjithë vëllezër, jemi të një kombi, jemi të një etnie dhe kështu ne duhet të ecim përpara dhe nuk kemi vija të kuqe me asnjërin nga ta, ne nuk paraqesim vija të kuqe, ne jemi në garë, e fitojmë jemi në rregull edhe mund të ulemi një ditë të bashkëbisedojmë”, deklaroi Pacolli tek ‘DPT te Fidani’
“Të gjithë janë ata që e kalojnë Kodin, secili, kanë filluar ngapak të ngjyrosen me këtë çështjen e familjes. Gjema një nga këto subjekte politike që thotë “ne kemi në plan-program themelimin e Ministrisë së Familjes”. Një ma gjej nga ato që thotë “ne nuk e votojmë Kodin Civil, të gjithë e votojnë Kodin Civil”, shtoi Pacolli.
“Ne nuk shkojmë për pazare politike aty, ne shkojmë për të mbrojtur kauzën tonë politike dhe secili që është i interesuar dhe secili që vjen në tavolinën tonë, ne do t’ia hedhim përpara plan-programin tonë”, u shpreh tutje Pacolli.
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media