Mbreti Abdullah i Jordanisë hodhi poshtë planet për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës dhe për të aneksuar tokën e tyre, raporton Reuters.
Abdullah reagoi ndaj sugjerimit të përsëritur të presidentit amerikan, Donald Trump, se SHBA do të “marrë” Rripin e Gazës dhe ta kthejë atë në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.
Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Propozimi i Trump u refuzua nga Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Sllovenia, si dhe shumë vende arabe.
Një burim i paidentifikuar izraelit i tha Reuters se Trump kishte dalë me “zgjidhje të zgjuara” për problemet që kanë pllakosur shtetin e Izraelit “që nga fillimi i tij”./abcnews.al
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...