Dielli dhe shoferët shpesh nuk janë miqtë më të mirë.
Në muajt e vjeshtës, dimrit dhe pranverës, Dielli është i ulët në horizont, prandaj është mirë që gjithmonë të keni syze dielli në makinë – sepse gjatë kësaj periudhe, rrezet e diellit direkte mund të verbojnë shoferin.
Sa i përket Diellit, ose më mirë dritës së tij direkte që zvogëlon fushën e shikimit të shoferit, ja disa këshilla:
– Shoferë, ngrini pozicionin e ndenjësisë dhe ulni mbulesën e diellit, duke pasur kujdes që të mos e kufizoni shumë fushën e shikimit. Mbani gjithmonë syze dielli me vete.
– Rritni distancën e sigurisë ndërmjet automjetit tuaj dhe mjetit para jush. Jini veçanërisht të kujdesshëm në kthesat. Ngadalësoni shpejtësinë dhe kini kujdes nga përdoruesit e tjerë të rrugës, si çiklistët dhe këmbësorët.
– Një xham i ndotur i kombinuar me rrezet e diellit redukton ndjeshëm dukshmërinë. Mbani të pastër xhamat në makinën tuaj, veçanërisht xhamin e përparmë. Gjithashtu, kontrolloni gjendjen e fshirëseve në automjet. Duhet te jene ne gjendje te mire dhe te funksionojnë pa gabime. /Telegrafi/
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...