Koalicioni për Familjen ka kërkuar votën e qytetarëve të Fushë Kosovës në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kandidati për deputet nga Lista për Familjen, Ferid Agani ka thënë se themelimi i Koalicionit ka për qëllim ruajtja e vlerave të familjeve shqiptare, shkruan Arbresh.info.
Ai shkurtimisht ka treguar disa nga pikat kryesore të programit qeverisës të Koalicionit për Familjen e që janë nënat lehona, arsimimi dhe shëndetësia.
“Zotimet tona janë në fusha të ndryshme të cilat janë pjesë e programit tonë. Rëndësi të veçantë u kushtohet nënave duke i mbështetur financiarisht me 500 për fëmijën e parë, 750 për fëmijën e dytë dhe 1000 për fëmijën e tre”, tha Agani.
“Fëmijët do të shkojnë në shkolla dhe do të kenë edukatë të mirëfilltë. Nga tekstet mësimore do të largohen përmbajtjet e çoroditura dhe në shkolla do të mësohet për Zotin. Jemi popull besimtar të cilët e besojmë krijuesin. Do të kemi angazhim në sektorin e shëndetësisë. Qytetarëve do të ju sigurojmë sigurimet shëndetësore”, tha ndër të tjera Agani.
Ndërsa në fund, Agani theksoi se do të mbështeten financiarisht prindërit e përsonave me aftësi të veçanta./Arbresh.info
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...
Komuna e Prishtinës shpall “Shtëpinë-Shkollë” të Herticëve s...
Eurostat: Bien ndjeshëm kërkesat për azil, shqiptarët zgjedh...
Sorensen i tregon zyrtarit të OKB-së për Ligjin për të Huajt...
Goditje për Real Madridin: Thibaut Courtois drejt mungesës n...
Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në k...