Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK), lidhur me Ligjin për Themelimin e Fondit Sovran.
Dërgimin në Kushtetuese të këtij ligji nga PDK e LDK, Murati e ka cilësuar si një pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit, shkruan Arbresh.info.
Ai ka theksuar se ky ligj, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, do të ishte një katalizator i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Murati ka ngritur një paralele duke thënë se derisa ky ligj ndodhet në Kushtetuese, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka miratuar një vendim të ngjashëm për themelimin e një Fondi Sovran për SHBA-të.
“Në anën tjetër, Ligjin për Themelimin e Fondit Sovran që e kemi miratu e që do të ishte katalizator i zhvillimit ekonomik, LDK-ja e PDK-ja e kanë çu në Gjykatë Kushtetuese.Kurse dje, Presidenti Trump e miratoi vendimin për themelim të Fondit Sovran të SHBA-ve”, ka shkruar Murati.
Ai shtoi se disa ekonomistë të këtyre partive nuk i kuptojnë plotësisht konceptet ekonomike dhe se vetëm pas disa vitesh ata mund ta kuptojnë rëndësinë e një mekanizmi të tillë financiar.
“Kanihere kam përshtypjen që këta ekonomistët e LDK-së dhe PDK-së, jo që nuk duan, por nuk i kuptojnë disa koncepte ekonomike. Tek pas disa vjete po i marrin vesh, kur po ndodhin edhe në shtete tjera”, ka shkruar Murati./Arbresh.info/
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...