Shqipëria shton praninë në misionin EUFOR ALTHEA. Një togë me 30 trupa nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë do të jetë kontingjenti i parë shqiptar në operacionin e Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi se përmes këtij kontributi, Shqipëria dëshmon se jo vetëm linjëzohet 100% me politikën e jashtë të sigurisë së BE-së, por ky linjëzim është me vepra deri në sakrificën e fundit.
Vengu thekson se ndërsa disa vende të Bashkimit Evropian janë tërhequr nga ky mision, Shqipëria merr përgjegjësi shtesë duke treguar se stabiliteti dhe paqja në rajon, është fryt ikompromiseve të vështira.
“Kontigjenti i parë shqiptar që do të marrë pjesë në misionin në Bosnje Hercegovinë
“Me dërgimin e një toge prej 30 vetësh në misionin EUFOR të Bashkimit Evropian në Bosnje Hercegovinë, Forcat e Armatosura arrijnë shifrën e 500 efektivëve të dislokuar në mënyrë permamenente në misione jashtë vendit.
Rreziku është i përditshëm dhe shpreh mirënjohjen dhe përuljen ndaj dedikimit tuaj në këtë mision të ri. Jeni përzgjedhur ndërmjet më të mirëve.
Përmes këtij kontributi, Shqipëria dëshmon se linjëzohet 100% me politikën e jashtë të sigurisë së BE-së, por ky linjëzim është me vepra deri në sakrificën ultime sepse çdo ushtarak mbart detyrën për të mbrojtur jetën dhe për të marrë jetë në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit.
Disa vende të BE janë tërhequr nga ky mision ndërkohë që Shqipëria po merr përgjegjësi shtesë. Stabiliteti dhe paqja në rajonin tonë të munduar është fryt i kompromiseve të vështira”, deklaroi Vengu në fjalën e tij.
/rtsh.al/
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...