Një 37-vjeçar nga Kosova është gjetur i vdekur në një stacion treni në Strasburg të Francës.
Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për 37-vjeçarin S.Haxhiaj.
Raportohet se Haxhijaj, ishte duke fjetur në një strehë afër stacionit të trenit dhe kishte më shumë se pesë vite që jetonte në Francë, raporton Rue 89 Strasbourg, transmeton Arbresh.info.
Kishte një mik që e kalonte natën me të edhe ishte ai që e vuri re trupin e pajetë të Haxhiajt herët në mëngjes.
Sipas këtij mediumi lokal, një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Burri nga Kosova kishte bërë kërkesë për akomodim urgjent të premten, më 24 janar, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por që nuk kishte marrë përgjigje.
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell