Ishte minuta e 23-të e ndeshjes dhe gjyqtari bëri një njoftim.
“Penalltia u shqyrtua. Pas vëzhgimit të pamjeve filmike, pati një pozicion jashtë loje. Vendimi: Jo penallti, ofsajd!”
Ky që foli quhet Robin Braun, njeriu që po drejtonte vetëm ndeshjen e tij të tretë në Bundesligën gjermane, por I takoi pikërisht atij që të hynte në histori.
Për herë të parë në futboll, një arbitër bëri një njoftim me zë të lartë për një vendim të marrë me ndihmën e VAR-it.
Nuk kishte ndodhur kurrë, dhe jo vetëm në Gjermani, por në asnjë vend të Europës dhe të botës.
Ishte minuta e 23-të e ndeshjes Leverkusen-Hofenhajm dhe vendasit patën pretendime për 11-metërsh për një ndërhyrje në zonë.
Arbitri Braun fillimisht e akordoi penalltinë, por pasi u ndihmua nga teknologjia, kuptoi se kishte qenë fillimisht pozicion jashtë loje.
Përsa I përket ndeshjes, kampionët fituan 3-1 me gola të shënuar nga Bonifejs e Frimpong në pjesën e parë dhe nga sulmuesi çek, Patrik Shik pas pushimit.
Hofenhajmi thjesht shkurtoi diferencën gjysmë ore përpara fundit.
Kjo ishte fitorja e 9-të e Leverkusenit në 10 ndeshjet e fundit të Bundesligës, dhe skuadra e trajnerit Shabi Alonso duket se e ka marrë veten pas fillimit të ngadalshëm të sezonit.
Diferenca me vendin e parë, Bajernin, është 6 pikë pas 20 javësh, pra gara për titullin do të vazhdojë./abcnews.al
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...
Nait Hasani rrëfen tmerrin në Burgun e Dubravës: Më vrau shp...
Izraeli miraton ligjin që dënon me vdekje palestinezët e dën...