“Giuseppe Meazza” është vendi ku do të ndeshen dy “gladiatorët” e futbollit italian.
Qyteti i Milanos do të jetë sot qendra e futbollit evropian, ku do të dy klubet elitare të Serie të këtij vendi, AC Milan dhe Inter, në derbin “Della Madonnina”.
Loja do të luhet me fillim nga ora 18:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më gjigante televizive në trojet shqiptare.
Synimi i skuadrës së Sergio Conceicaos, është që kundër “Nerazzurëve” ta fitojë edhe ndeshjen e tretë këtë edicion.
Aktualisht Milan gjendet në vendin e tetë të Serie A, me 34 pikë ndërkaq ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi, është në vendin e dytë me 50 pikë tri më pak se Napoli, që i prin klubeve me 53 pikë.
Kujt do t’i takojë kësaj radhe “Della Madonnina” do të kuptohet pas ndeshjes.
E skuadra ku luan kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, sonte me fillim nga ora 20:45 do ta ketë një tjetër derbi me Romën.
Romakët aktualisht gjenden në vendin e nëntë me 30 pikë.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...