Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti ka mbajtur sot tubimin e radhës në qytetin e Lipjanit.
Kurti në fjalën e tij të rastit numëroi të arriturat e qeverisjes së tij premtoi që në mandatin e tij të ardhshëm do të rrij pagën minimale në 500 euro, transmeton Arbresh.info.
“E pagën minimale që e kemi gjetur 130 e 170 euro ne e bëmë 265, e bëmë 350, e në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë 500 euro. Por e dimë që kur gratë punojnë më shumë, edhe fëmijët duan përkujdesje më të madhe nga shteti: Do ta rrisin edhe numrin e çerdheve, por njëkohësisht edhe mbështetje prej 100 eurove shtesë pensioneve të gjyshërve të cilët përkujdesen për fëmijët 1-3 vjeç e që u punojnë të dy prindërit”, tha Kurti.
“Atyre kurrë s’iu ka shkuar mendja as për mbështetje financiare, për nënat e reja, gratë lehona, s’iu ka shkuar mendja kurrë për mbështetje financiare për shtesa për fëmijë. A e din pse? Sepse ata nuk kanë qenë qeveri për familje, qeveri për nëna, qeveri për fëmijë, qeveri për gratë e Kosovës. Ata kanë qenë qeveri veç për vete. Qeveri për fëmijët e tyre, nënat e tyre, gratë e tyre, qeveri për vete. Po a e dini çka të dashur qytetarë, besoni vetëm individë të atyre partive mund të shpresojnë që përfitojnë me fitoren apo me votat për ato parti. Edhe anëtarsitë e partive tjera më së shumti përfitojnë kur fitojmë ne sepse ata përfitimet i koncentrojnë lart, ata ia rrisin rrogën vetes, ata nuk kujdesen për popullin. Edhe anëtarsitë e partive të tjera përfitojnë më së shumti: gratë, fëmijët, pleqtë, burrat, djemtë: edhe ata përfitojnë më së shumti me fitu ne. Pra vetëm ata të cilët nuk i duan familjet e veta dhe fëmijët e vet, ata mundem mos me votu për VETËVENDOSJE!-n e me vetu për vete. Por nëse i duan familjet e veta, nëse i duan fëmijët e vet, nëse i dojnë prindërit e vet, prap edhe ata duhet me votu për VETËVENDOSJE!-n sepse veç ne kemi program për këto kategori shoqërore që i kanë nëvojat më të mëdha dhe e kanë pasë historikisht kontributin më të lartë për shtetin e për kombin tonë”, shtoi Kurti,
Kryeministri Kurti theksoi politikat e mira që i kanë ndërmarrë në mandatin e kaluar si dhe pikat programore në mandatin e ardhshëm.
“630 milionë euro pë për ministrinë e Mbrojtjes për ushtrinë tonë dhe 66% rritje e buxhetit për policinë, e tash këtë 630 milionëshin do ta rrisim më shumë se 50%, 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës në 4 vitet e ardhshme”, tha Kurti.
“Përvecse 1 miliard për ushtrinë, 1 miliard edhe për prodhimtarinë, sepse duhet të kemi sa më shumë ndërmarrje që prodhojnë, e rrisin rendimentin, e zvogëlojnë dhe zëvendësojnë importet dhe në këtë mënyrë i shtojnë vendet e punës në Kosovë e eksportet jashtë Kosovës”, tha Kurti.
“Në polici do të investojmë në pajisje, në trajnimë dhe në armatim, por edhe do të avancojmë njësinë e dronëve dhe anti dronëve për të ndihmuar në hetime, mbrojtje dhe mbikqyrje të kufirit dhe sigurinë publike në përgjithësi”, shtoi ai.
Kurti ndër të tjera tregoi edhe planin për transportin publik urban dhe ndërurban.
“Do ta heqim taksën doganore prej 10% për vetura nga BE dhe kufizimin 10 vjecar për veturat që importohen prej jashtë. Në vend të tij do të jetë kriteri i emetimit të gazërave Euro5. Për transportin publik e kemi programin anembanë Kosovës”. Me 10 euro biletë të integruar me transport urban e ndër urban secili qytetar do të mund të udhëtojë ngado lirshëm nëpër Kosovë”, theksoi Kurti./Arbresh.info
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...