Vëllaznimi ka arritur të shënoj fitore ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 92 – 70 në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e basketbollit kosovar.
Gjakovarët lanë prapa humbjen në Kupë dhe u kthyen për të zhvilluar një super përbllaje ndaj suharekasve për të vazhduar sukseset në Superligë, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat baras 33 – 33. Ndërsa në dy periudhat e fundit gjakovarët ishin më të saktë ku në çerekun e fundit i dhanë vulë fitores.
Më të dalluarit në këtë fitore ishin Arian Azemi me 24 pikë dhe Hellens me 23 sosh.
Kurse për mysafirët më i miri ishte Jan Palokaj me 18 sosh.
Kjo është fitorja e 11 për kuqezinjtë krahas nëntë humbjeve kurse për Yllin ishte disfata e 12 përkundër tetë triumfeve./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...