Kryetari i Aleancës pët Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës.
Ai ka ndarë dhembjen me familjet e tre fëmijëve të cilët humbën jetën, shkruan Arbresh.info.
”I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, policia për Arbresh.info ka bërë të ditur se tre fëmijë kanë vdekur, pasi janë zënë nga pllaka e një shtëpie të pabanuar.
Dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 13-vjeçare.
LEXO EDHE:
Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës, i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...