Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga data 1 shkurt do të fillojë implementimi i ligjit për çmimet e barnave.
MSH në komunikatë ka bërë të ditur se janë të vetëdijshëm problemet që mund të dalin në fillim të implementimit të këtij ligji.
“Jemi të vetëdijshëm se fillimi nuk do të jetë i lehtë, do të ketë sfida, por jemi të përkushtuar që ky ndryshim të sjellë përfitime afatgjata për të gjithë, me theks të veçantë për qytetarët tanë.Për të siguruar respektimin e ligjit, si dhe mbrojtjen e interesave të pacientëve, por edhe palëve tjera të përfshira, Inspektorati Farmaceutik do të jetë plotësisht i angazhuar, për të monitoruar dhe zbatuar këtë reformë legjislative”, thuhet në komunikatë.
MSH ka ftuar të gjitha palët e interesuara të bashkëpunojnë në këtë proces.
“Nga java tjetër do fillojnë afatet për deklarim të çmimeve të produkteve medicinale, përfshirë edhe produktet medicinale që janë regjistruar për herë të parë. Andaj, ftojmë të gjitha palët e interesuara të bashkëpunojnë në këtë proces, për një treg farmaceutik më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë, do të jetë e angazhuar maksimalisht që zbatimi i këtij ndryshimi legjislativ të jetë më i lehtë dhe të tejkalohen sfidat eventuale që mund t’i hasim gjatë zbatimit”, thuhet në njoftimin e kësaj minisrie./Arbresh.info/
Ngjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga t...
Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QP...
Dënohen me 75 vjet burg pesë të akuzuarit për 400 kilogramë ...
Qeveria e Kosovës miraton një sërë vendimesh
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...