Presidenti i Kolumbisë u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që punojnë pa status ligjor në SHBA që të lënë punën e tyre dhe të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.
“Pasuria prodhohet vetëm nga njerëzit që punojnë”, tha Gustavo Petro në X.
“Le të ndërtojmë pasuri sociale në Kolumbi”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se presidenti i majtë njoftoi se qeveria e tij do t’u japë kredi atyre që pranojnë ofertën e tij për t’u kthyer në shtëpi dhe për t’u regjistruar në një nga programet e saj për të filluar një biznes, shkruan AP.
Ndryshe, Petro i bëri komentet e tij pas një grindjeje të ashpër për imigracionin fundjavën e kaluar me presidentin e SHBA-së Donald Trump që gati shkaktoi një luftë tregtare dhe prishje në marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-së dhe aleatit të saj historik në Amerikën e Jugut.
Petro, në një “stuhi” të mëparshme në rrjete sociale, akuzoi administratën Trump për keqtrajtim të migrantëve që hynë ilegalisht në SHBA duke i vënë në pranga dhe duke i larguar me aeroplanë ushtarakë për në Amerikën Latine.
Dhe Trump shpërtheu kur Petro ua mohoi dy fluturimeve të tilla lejen për ulje.
Më vonë, qeveria kolumbiane pranoi kushtet e Trumpit dhe lejoi uljen e fluturimeve të deportimit.
Ndryshe, Kolumbia pranoi 475 fluturime dëbimi nga SHBA nga viti 2020 në 2024.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...