Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot do të ndaj mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit.
Si dhe do të bëjë nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Kryeqyteti, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe degët e tyre në Prishtinë, me rastin e 28-vjetorit të ditës së rënies së heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, organizon sot, më 31.01.2025, këto aktivitete:
09:00 – Në odën e Komunës së Prishtinës, Kryetari Perparim Rama do të ndajë Mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit.
10:00 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë./Arbresh.info/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime