Bashkimi i Prizrenit ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, pasi ka eliminuar Vëllaznimin në gjysmëfinale.
Skuadra prizrenase ka triumfuar në ndeshjen e kthimit me rezultatin 90:73, duke përmbysur humbjen 80:71 nga përballja e parë.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” ka nisur me barazpeshë, me çerekun e parë që është mbyll 20:20. Në periudhën e dytë, Vëllaznimi ka qenë më i mirë, duke shkuar në pushim me një epërsi prej gjashtë pikësh (41:35).
Megjithatë, Bashkimi ka reaguar në dy çerekët e fundit. Në të tretin, e ka përmbysur rezultatin duke krijuar një epërsi prej nëntë pikësh, ndërsa në të fundit ka shpërthyer me një seri të fuqishme (30:16), duke realizuar pesë treshe dhe duke siguruar fitoren me shtatëmbëdhjetë pikë epërsi.
Lejson Zeqiri ka qenë lojtari më i dalluar te Bashkimi, duke kontribuar me njëzet e dy pikë dhe pesë kërcime, ndërsa te Vëllaznimi është veçuar Jericole Hellems, i cili gjithashtu ka realizuar njëzet e dy pikë dhe pesë kërcime.
Bashkimi tashmë ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Kosovës, ku më 12 shkurt do të përballet me Trepçën./rtk
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...