Ministri i Financave, Hekuran Murati ka ndarë një grafikë, me të dhënat zyrtare që sipas tij vërtetojnë se Qeveria Kurti është qeveria me rritjen më të lartë të pagave në arsim brenda një mandati.
Murati ka krahasimin e tij, ku gjatë qeverisjes së Kurti rritja mesatare ka qenë +232 euro, tek qeverisja e Ramush Haradinajt me ministër Bedri Hamza, rritja mesatare ka qenë +16 euro.
Ndërsa me qeverinë e Isa Mustafës, me ministër Avdullah Hoti rritja ka qenë +56 euro.
“Të dhënat për periudhën 2014-2024 janë marrë nga Thesari dhe paraqesin ecurinë e pagës mesatare në një shkollë fillore. Ndërkaq për vitin 2025 është përfshirë edhe rritja tashmë e miratuar prej 2 fazave nga 55 euro bruto, për gjithsej 110 euro bruto shtesë”, shkroi ministri në Facebook./Arbresh.info/
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari