Ndeshja mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës është ndërprerë pas një incidenti në çerekun e tretë.
Pas një fauli në sulm që i është dhënë një lojtari të Prishtinës, ai ka reaguar dhe është ndëshkuar me gabim josportiv, çka ka shkaktuar tensione mes lojtarëve. Situata është përshkallëzuar kur tifozët mitrovicas kanë filluar hudhjen e gjësendeve në parket, duke detyruar ekipin e Sigal Prishtinës të largohej nga fusha.
Gjyqtarët kanë vendosur ta ndërpresin përkohësisht takimin, ndërsa pritet vendimi i zyrtarëve të ndeshjes. Ka gjasa që tifozët të largohen nga tribunat për të mundësuar vazhdimin e ndeshjes./rtk
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...