Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje.
Sipas njoftimit, grabitja ka ndodhur më 24 janar 2025, në fshatin Trudë, në një pompë derivatesh.
“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, njësia e stacionit Veriu, janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje. Rasti ka ndodhur me datën 24 janar 2025 në fshatin Trudë, saktësisht në një pompë derivatesh. Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave
të dyshuar (meshkuj) V.I. 34 vjeç, dhe L.B 33 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, për të cilët ekziston dyshimi se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes”, thuhet në njoftim.
Të dy personat janë ndaluar nga prokurori i shtetit dhe po mbahen në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë me veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...