Njëri ndër lojtarët më të mirë të Bayer Leverkusen, Victor Boniface mund t’i jep fund aventurës së tij tek klubi gjerman.
Ai nuk ka stërvitur sot bashkë me ekipin para ndeshjes me Sparta Praguen në Ligën e Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Arsye e mungesës janë negociatat me klubin e Al-Nassr, ka bërë të ditur SkySport.de.
Madje edhe vetë Leverkuseni ia ka konfirmuar arsyen e mungesës këtij mediumi.
“Boniface mungon në stërvitje. Ai është në bisedime për të ardhmen e tij”, ishte përgjiga e klubit për SkySport.
Kjo lëvizje mund të ndodh para ditës së fundit të transferimeve në merkaton e janarit nëse gjithçka shkon sipas planit.
Victor Boniface ka qenë pjesë e suksesit historik të Leverkusenit në Bundesligë sezonin e kaluar ku ka realizuar 14 gola dhe tetë asistime në 23 ndeshjet e luajtura.
Nigeriani 24-vjeçar ka një kontratë që e mban të lidhur me “Aspirinat” deri në vitin 2028./Arbresh.info
?⏳ BREAKING | Victor Boniface is missing from Bayer 04 Leverkusen’s team training today!
Reason: negotiations with Al-Nassr!
Leverkusen informed colleague @Sky_Marlon89: “Boniface is absent from training. He is in talks about his future.”
As exclusively revealed, his move… pic.twitter.com/Hrv3GCQ6vz
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 28, 2025
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes