Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Gjatë këtij takimi u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, për çka Tërnava u shpreh i gatshëm për të përkrahur çdo iniciativë e cila kontribuon në mirëqenien e qytetarëve të vendit.
Tërnava gjithashtu tha se si institucion mbesim të përkushtuar që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet shtetërore, për t’i promovuar kështu vlerat e paqes dhe harmonisë sociale.
Nga ana e tij, Krasniqi theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të arritur rezultate konkrete dhe të qëndrueshme. Ai falënderoi Myftiun Tërnava dhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për mbështetjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke e vlerësuar këtë si një hap tejet të rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve./Arbresh.info/
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...