Ministria e Mbrojtes: Asnjë pjesëtar i FSK-së nuk ngelet pa çizme

20:25 | 27 Janar 2025
E.G

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas raportimeve që rekrutëtve të saj të rinj nuk u janë siguruar çizme.

Në reagimin e ministrisë thuhet se në tetor të vitit të kaluar i kanë liferuar pesë mijë e 730 palë çizme të iclat i kanë shpërndarë sipas planit të tyre dhe nevojave të pjesëtarëve, dhe se ende ka çizme në stok, shkruan Arbresh.info.

“Në muajin tetor të vitit 2024, janë liferuar 5730 palë çizme nga Ministria e Mbrojtjes. Pra, 5730 palë çizme janë pranuar në depo dhe të njejtat janë shpërndarë sipas planit të shpërndarjes së FSK-së dhe nevojave të pjesëtarëve”, njofton ministria.

“Duke marë parasysh numrin total të ushtarakëve kjo sasi ka qenë e mjaftueshme për të githë pjesëtarët e FSK-së, madje çizme vazhdon të ketë edhe në stok. Kësisoj asnjë ushtar nuk ngelet pa çizme për mungesë sasie përveçse për ndonjë arsye tjerër të cilat nuk janë në domenin e Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet tutje.

“E mirëpresim kritikën mediale kur bëhet mbi bazën e provave dhe informacioneve që duhet kërkuar nga vet insitucioni për të zbardhur arsyet e rastit, por jo kur të njëjtat bëhen vetëm duke u nisur nga një fotografi që nuk pasqyron realitetin”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të njoftojë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes rreth rastit specifik”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale