Ish-sulmuesi i njohur Atdhe Nuhiu, është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares A.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit Kosovar (FFK), përmes një njoftimi në Facebook, raporton Arbresh.info.
“Në vazhdën e angazhimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në role të ndryshme në Federatën e Futbollit të Kosovës, ish-sulmuesi ynë i njohur Atdhe Nuhiu është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares A. Ky vendim i presidentit Agim Ademi vjen si pjesë e strategjisë së FFK-së për të përfshirë ish-lojtarët e Kombëtares në strukturat e ekipeve kombëtare dhe për ta përcjellë eksperiencën e tyre tek gjeneratat e reja”, thuhet në njoftim.
Tutuje, në njoftim thuhet se Atdhe Nuhiu, me karrierë të suksesshme si futbollist, tashmë ka fituar përvojë edhe si trajner në skuadrën austriake SC Rheindorf Altach. Emërimi i tij në stafin e përzgjedhësit Franco Foda pritet të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e tij dhe për sukseset e Kombëtares A.
Gjatë javës së kaluar, në pozitat e ndihmëstrajnerëve të Kombëtares U21 dhe U19 u emëruan Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj, derisa Samir Ujkani prej më shumë se një viti ushtron pozitën e zëvendësdrejtorit të Kombëtares A./Arbresh.info/
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund