Policia e Kosovës njofton se për gjashtë ditë janë raportuar 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt.
Sipas njoftimit për media, nëntë nga këto raste kanë ndodhur në Ferizaj, dy në Kaçanik dhe dy në Han të Elezit.
Gjatë kësaj periudhe, sipas policisë në rajonin e Ferizajt janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
“1 person është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje. 3 persona janë liruar për procedura të rregullta hetimore. Policia ka arrestuar 55 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...