Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe tri veturave në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt i cili tha se të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga ekipet e autoambulancës.
Të lënduarit më pas janë liruar.
Ai njoftoi se ekipet e policisë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetuesit kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të ngjarjes.
“Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet e policisë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor, ndërsa hetuesit e aksidenteve kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të ngjarjes,” tha Veseli, duke shtuar se automjetet e përfshira kanë pësuar dëme materiale. Për të gjitha veprimet e ndërmarra, është njoftuar prokurori i shtetit.”, tha ai.
Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit po vazhdojnë./Arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja