CIA ndryshon qëndrimin e saj zyrtar për origjinën e Covid-19. Ka “më shumë gjasa” që virusi të ketë dalë nga një rrjedhje nga një laborator kinez në vend që transmetimi të ketë nisur nga kafshët.
Vlerësimi i ri vjen pas konfirmimit të John Ratcliffe si drejtor i agjencisë. Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare nga 2020 deri në 2021, gjatë mandatit të parë të Trump, siguroi në një intervistë se një nga prioritetet është kryerja e një vlerësimi të ri të origjinës së Covid: për Ratcliffe, virusi mund t’i atribuohet Institutit të Virologjisë në Wuhan, shkruan A2 CNN.
Për një zëdhënës të CIA-s, megjithatë, “të dy skenarët e lidhur me kërkimin dhe origjinën natyrore të pandemisë mbeten të besueshme”.
Në ditët e fundit të administratës së Bidenit, këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan kishte bërë thirrje për krijimin e një paneli ekspertësh të jashtëm për të hedhur një vështrim të ri lidhur me origjinën e virusit që ndali botën.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...