Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Real Valladolidi me rezultat të pastër 0-3.
Kylian Mbappe ka qenë hero i madrilenëve në këtë takim duke realizuar het-trik.
E trajneri i Realit, Carlo Ancelotti e ka lavdëruar paraqitjen e Mbappes, duke thënë se francezi ka fituar tanimë ritmin pas një fillimi të vështirë.
“Kylian Mbappe kontribuon shumë për ekipin”, tha Carlo Ancelotti pas ndeshjes.
“Ai ka rifituar ritmin e tij në dy muajt e fundit dhe është qartësisht pozitive për ne. Ai është një lojtar me shumë cilësi,” shton Ancelotti.
Real Madrid mposhti Valladolidin falë një hat-trick të Mbappe, me francezin që ishte i pandalshëm për mbrojtjen vendase.
Los Blancos tani mban një epërsi të lartë në krye të La Ligës me katër pikë më shumë se Atletico Madrid dhe 10 përpara Barcelonës që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...