Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona për aktivitetit të paligjshëm si ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’.
Pas një informacioni të marrë për veprimtari ilegale në një lokal, autoritetet kanë kryer një kontroll në një lokal në Gjilan dhe kanë zbuluar prova të mjaftueshme, shkruan Arbresh.info.
“Pas hetimeve të zhvilluara, është kryer kontrolli i lokalit dhe në të njëjtin janë gjetur dhe konfiskuar; një telefon mobil, një llap top, disa tiketa të lojës KENO dhe disa fletore me shënime të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...