Mbrojtja ajrore ruse ka deklaruar se ka zmbrapsur një sulm masiv me dron gjatë natës, duke shkatërruar 121 dronë që synonin 13 rajone të vendit, përfshirë Moskën.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të premten se nuk ka raportime për viktima apo dëme.
Sipas deklaratës, gjashtë dronë janë shkatërruar mbi rajonin e Moskës dhe një mbi kryeqytetin, ndërsa pjesa tjetër synonte rajone të tjera, përfshirë ato kufitare me Ukrainën si Kursku, ku trupat ukrainase vazhdojnë të mbajnë kontrollin e disa territoreve.
Në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, janë raportuar 20 dronë të shënjestruar. Videot e publikuara në Telegram nga përdorues anonimë tregojnë flakë masive, që sipas blogerëve janë rezultat i goditjes së një depoje nafte dhe një termocentrali. Reuters nuk ka mundur të verifikojë pavarësisht këtyre raportimeve.
Guvernatori rajonal i Ryazanit, Pavel Malkov, konfirmoi në Telegram se shërbimet e emergjencës po punojnë për të trajtuar pasojat e një sulmi ajror në zonë./abcnews.al
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...