Ka filluar shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.
Ky proces po zhvillohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe nën mbikëqyrjen e një delegacioni të KQZ-së të udhëhequr nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së.
KQZ njofton se përveç fletëvotimeve, janë duke u shtypur edhe broshurat me listat e kandidatëve, të cilat do të jenë të disponueshme për votuesit në vendvotime gjatë ditës së zgjedhjeve.
“Në mbledhjen e mbajtur më 15 janar, KQZ mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen. Sipas vendimit të KQZ-së do të shtypen 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike”, thuhet në njoftim.
Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,075,868 votues, prej të cilëve 1,970,944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104,924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës.
Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypen 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore./rtk
E rëndë/ Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti n...
Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Di...
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovo...
Kurti premton kushte më të mira për studentët në Prishtinë: ...
Dybala po rinovon me Romën, pranon pagë 5 milionë euro më pa...
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Nëse dikujt i merr koka ...